Rrugët e Tiranës marrin pamje të re, bashkia nis asfaltimin e tyre (8 Mars 2001)


Rrugët e Tiranës marrin pamje të re, bashkia nis asfaltimin e tyre (8 Mars 2001)

15:29 08/03/2001

Pas gërryerjes së pllakave dhe shtresës ekzistuese në bulevardin kryesor, bashkia ka nisur sot punën për shtrimin e këtij segmenti. 1500 metra katrorë, përfshirë dhe dy krahët e unazës. Këtu kalojnë mjete të tonazhit të rëndë deri 30 tonë, ndaj sipas specialistëve nuk ka pllaka që mund t’i rezistojnë kësaj peshe. Pasi u vu re se ky aks kaq i dëmtuar 30% kishte mbetur me pllaka, u vendos të shtrohej me asfalt duke krijuar kushte lehtësuese për trafikun.

Kjo ndërhyrje është provizore, por dhe me afat të gjatë pasi me funksionimin e unazës së re e cila do të përballojë më shumë trafikun, kjo pjesë do të rivishet me pllaka duke i rikthyer pamjen e dikurshme. Firma “Euroteorema” ka punuar për nivelimin e rrugës si dhe mbylljen e një tubacioni. Po punohet natën dhe ditën për përshpejtimin e procedurave në mënyrë që një punë e bërë natën të mos mbulohet të nesërmen nga pluhuri. Sot po hidhet shtresa e parë e asfaltit, pasdite tapeti i cili u jep fund punimeve. Nesër kjo rrugë do të jetë ndryshe./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme