Vajzat rrëfejnë dëshirat që shprehën në momentin e ndërrimit të viteve


Vajzat rrëfejnë dëshirat që shprehën në momentin e ndërrimit të viteve

19:10 05/01/2021

Puntata e 8-të e spektaklit Love Story në TV Klan ishte edhe nata e parë për vitin 2021.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, konkurrentet e këtij reality dating show rrëfyen edhe dëshirat që ato kanë shprehur kur ora shënonte 00:00.

Disa prej tyre kanë preferuar të mos i ndajnë dëshirat e tyre me publikun, teksa nuk e kanë mohuar që ato kanë pasur të bëjnë edhe me Saimirin.

Redona: Në natën e Vitit të Ri e shijuam familjarisht, nuk e hapëm muhabetin e Love Story-t.

Generda: Shpresova të humbisja këpucën se thash mos ma gjen ndonjëri me emër me S. Ndoshta më bie sot nga shkallët dhe vjen Saimiri ma jep.

Xhesi: Në ato momente po shikoja mamin me babin dhe i kam lakmuar gjithmonë për tipin e marrëdhënies që kanë dhe do të doja që deri vitin tjetër të kem edhe vetë diçka stabël siç e kanë ata. Për Saimirin jam këtu.

Ariana: Për këtë vit dëshira e parë është që të gjej dashurinë e zemrës time, pastaj të tjerat dua t’i mbaj për vete.

Meri: Kisha një dëshirë por dëshirat nuk tregohen. Ka lidhje me çdo gjë që do të doja unë të kisha në jetë, Saimirin, familjen, shoqëria, puna.

Suela: Dëshirat nuk tregohen se nuk realizohen.

Valentina: Po por zakonisht dëshirat nuk thuhen sepse pastaj nuk realizohen.

Enxhëll: Kam shprehur, do zoti ky vit na gjen sa më mirë me shëndet, të lumtur dhe të jemi së bashku. Për Saimirin normalisht, por nuk dua ta ndaj./tvklan.al






Të ngjashme