Gjendet i pajetë anës rrugës 50-vjeçari
Dyshohet se u godit nga një makinë, në kërkim autori
Një 50-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Lushnje Fier pranë fshatit “Vajkan”.
Gëzim Gjyrdyku, babai 3 fëmijëve është përplasur për vdekje teksa kthehej nga puna nga një automjet, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Familjarët kanë kërkuar gjatë gjithë natës dhe vetëm në mëngjes kanë gjetur trupin në kanal.
Pranë viktimës janë gjetur edhe pjesë të një automjeti që mendohet se e ka përplasur.
Policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit duke marre edhe kamerat e sigurisë të bizneseve që ndodhen përgjatë autostradës.
Tv Klan