Aviatorët e parë shqiptarë kërkojnë ringritjen e Aerodromit të Korçës (8 Mars 2001)


Aviatorët e parë shqiptarë kërkojnë ringritjen e Aerodromit të Korçës (8 Mars 2001)

10:33 08/03/2001

Këto pamje i përkasin aerodromit të qytetit të Korçës. Këtu 72 vite më parë kishte 2 fusha aviacioni prej nga merrnin udhë avionë të lehtë transporti, pasagjerësh dhe mallrash dhe deri tek avionë reaktivë. Ndër vite i humbi funksioni, u kthye në fushë. Trupat ushtarakë të AFOR-it, gjatë krizës kosovare morën përsipër të rindërtonin këtë aerodrom, por nuk kaloi shumë dhe e la në mes punën.

Tashmë në pension, aviatorët e parë të kësaj piste kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të risjellë funksionin e dikurshëm. Avioni i parë nga kjo pistë është ngritur në vitin 1951. Ringritja e këtij aerodromi do të shërbejë në transportin e shpejtë Korçë-Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme