Busti i Ali Pashë Tepelenës – (17 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Busti i Ali Pashë Tepelenës, vepër e skulptorit të popullit Montaz Dhrami, do të vendoset në hyrje të Tepelenës. Pas shumë tentativash të bëra nga bashkia, e këtij qyteti, më në fund u sigurua fondi i nevojshëm prej 8 milion lekë të reja nga buxheti i shtetit. Kjo shumë përfshin punën e bërë nga skulptori, derdhjen në bronz të bustit të Ali Pashës dhe përgatitjen e vendit për vendosjen e këtij busti.
Bashkisë së qytetit të Tepelenës, i del për detyrë që të prishë vendimin e marrë më parë, ku monumenti i Ali Pashës do të vendosej në sheshin kryesor të qytetit. Në këtë rast, policisë ndërtimore i duhet të prishë të tre lokalet e ndërtuara pa leje, të cilat e kanë zaptuar plotësisht lulishten para hotel Turizmit, vend ku mendohet të vendoset përfundimisht monumenti i Ali Pashë Tepelenës./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego