Shqipëria në pritje të vaksinës anti-Covid


Shqipëria në pritje të vaksinës anti-Covid

16:08 06/01/2021

Të moshuarit, pro kryerjes së saj. Të rinjtë në dyshim

“Shqipëria është në pritje të mbërritjes së dozave të para të vaksinës anticovid. Por qytetarët vijojnë të mbeten të ndarë përsa i përket kryerjes së saj. E më e ndërgjegjësuar mbetet mosha e tretë për kryerjen e vaksinës“.

“Mezi po e presim, do e bëj patjetër”.

“Po sigurisht që do e bëj”.

“Si të jetë më mirë, por me këtë situatë të keqe…”

“Boll jemi mërzitur me këtë situatë, do e bëjmë”.

Të rinjtë  mbeten ende skeptikë për kryerjen e vaksinës.

“Nuk besoj se do e bëj, por më shumë ata të shtëpisë, gjyshi, nëna dhe prindërit”.

“Po nuk kam nevojë ta kryej vaksinën. Më shumë për moshën e tretë dhe ta që kanë sëmundje bashkëshoqëruese”.

Deri tani Shqipëria ka siguruar 500 mijë vaksinat e para anti-Covid të Pfizer nga kompania BioNTech, të cilat pritet të mbërrijnë brenda Janarit. Vaksinimi do të nisë me bluzat e bardha për të vijuar më pas me moshat e treta.

Tv Klan






Të ngjashme