Bashkia e Tiranës përkujton 2 punonjësit e aksidentuar në Dajt – (17 Mars 2001)


Bashkia e Tiranës përkujton 2 punonjësit e aksidentuar në Dajt – (17 Mars 2001)

15:24 17/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Bashkia ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përkujtuar dy shokët e aksidentuar tre muaj më parë, marshim drejt malit të Dajtit, duke ndaluar në vendin e aksidentit dhe vazhduar më tej me aktivitete. Sipas tyre, këto aktivitete ishin mjaft të dashura për Ervin Tresën dhe Ervin Temen, dy drejtorë me poste kyçe në bashki.  

Ka qenë fundi i muajit Dhjetor, ku pas një darke mes miqsh, dy drejtuesit e bashkisë, pësuan aksidentin me makinë në këtë vend. Punonjës të këtij institucioni, vendosën një pllakat përkujtimore dhe tufa me lule./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme