Porti i Durrësit lirohet nga skafet e bllokuara – (17 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Zhvendosen skafet dhe gomonet e bllokuara nga policia kufitare të vendosura në portin e Durrësit. Sot policia e qarkut Durrës, ka ndërmarrë një aksion për transportimin e mbi 50 mjeteve detare, të cilat prej kohësh kanë bllokuar një pjesë të mirë të kalatës zero. Këto mjete, tani do të vendosen në repartin 101K, në kodrën e Rrashbullit.
Ka qenë një vendim i Këshillit të Ministrave, me kërkesë të Ministrisë së Rendit Publik, që i dha zgjidhje një prej problemeve të ngritura kohët e fundit, nga drejtoria e portit detar të Durrësit. Me lëvizjen e këtyre skafeve, lirohen disa dhjetëra metra kalatë. Aksioni i sotëm është një hap konkret drejt plotësimit të këtyre kërkesave./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj