Vajzat e Love Story flasin për tërheqjen e Valentinës nga spektakli
Puntata e 8-të e spektaklit Love Story në TV Klan, përveç takimeve romantike të Saimirit me tre nga vajzat, u shoqërua edhe me të papritura.
Valentina u tërhoq nga emisioni, duke deklaruar se nuk përshtatet me 33-vjeçarin.
“Unë nuk ndihem mirë kur shikoj që Saimiri puth vajza të tjera sepse e shoh si një mungesë respekti ndaj meje. Saimiri është një djalë shumë i mirë por unë nuk përshtatem me Saimirin”, u shpreh ajo gjatë transmetimit live të natës së tetë.
Ndërkohë, ky largim i saj i ka habitur edhe konkurrentet e tjera, të cilat në një intervistë për programin “Daily Love Story”, kanë dhenë komentet e tyre për Valentinën.
Suela: Zgjedhja që bëri Valentina, nuk e di, më erdhi keq por nga njëra anë më mirë që iku se na la ne të tjerave rrugën të hapur.
Generda: Nëse kështu e ka ndjerë, ka bërë zgjedhjen e duhur sepse folëm për respekt dhe sinqeritet. Nuk patëm shumë mundësi ta njihnim njëra-tjetrën, por me aq sa arritëm mu duk shumë vajzë e mirë dhe e sjellshme.
Xhesi: Largimi i Valentinës na surprizoi të gjithve. Më erdhi e papritur, takimi mu duk se kishte shkuar mirë por ka qenë ndjesia që ajo ka pasur brenda. I uroj shumë fat!
Redona: Nuk e prisja fare. Më vjen keq, për mua nuk ka qenë një konkurrente e fortë sepse shikoj vetëm veten time. Ishim mësuar edhe me atë, më erdhi keq.
Arjana: Nuk e prisja! Kam mbetur e shokuar. Unë e kam simpatizuar shumë Valentinën dhe e konsideroja shumë femër të fortë. Vendimi që mori nuk mu duk i drejtë sepse duhet të luftonte. Por nëse ajo ndihet e lumtur i uroj fat./tvklan.al