Grupi Parlamentar Socialist në mbrojtje të Kryeprokurorit Rakipi (13 Mars 2001)


Grupi Parlamentar Socialist në mbrojtje të Kryeprokurorit Rakipi (13 Mars 2001)

10:57 13/03/2001

Mazhoranca socialiste ka marrë në mbrojtje Kryeprokurorin Arben Rakipi përballë mocionit për shkarkim të paraqitur në Parlament nga opozita. Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Arben Malaj tha se për shkarkimin e Rakipit nuk ka argumenta dhe shkaqe të tjera ligjore.

Problemi i dytë është mocioni i grupeve të deputetëve të PD-së për Prokurorin e Përgjithshëm. Grupi Parlamentar Socialist është i gatshëm që çdo mocion deputetësh të shqyrtohet në seancë. Përsa i përket votimit në seancë në bazë të sqarimeve të dhëna nga ekspertët tanë deputetë të komisionit të ligjeve, mocioni kundër prokurorit, së pari dhe mbi të gjitha nuk ka shkaqe të plota ligjore dhe së dyti me qëndrimin tonë politik nuk ka as argumentat e domosdoshme që ne të mbështesim një kërkesë për të nisur një mocion mosbesimi ndaj prokurorit.”

Të enjten në Parlament do të raportojë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ndërkohë deputetët aktualë socialist ndaj metodave dhe emrave që po qarkullojnë në familjen socialiste si kandidatët e ardhshëm për deputet./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme