Zjarr në një rrobaqepësi në Tiranë
Një rrobaqepësi u përfshi nga flakët paraditen e kësaj të enjteje në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në rrugën “Budi”. Biznesi ndodhej në katin e parë të një pallati dhe ishte në pronësi të një 37-vjeçari.
Për shuarjen e flakëve në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e zjarrfikëses, ndërsa shkaqet momentalisht nuk dihen ende. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale./tvklan.al