Tatimet Fier bllokojnë disa aktivitete, figuronin të palicensuara (20 Mars 2001)


Tatimet Fier bllokojnë disa aktivitete, figuronin të palicensuara (20 Mars 2001)

14:14 20/03/2001

Një aksion i degës së Tatim-Taksave në qytetin e Fierit ka mbyllur dhe bllokuar aktivitetin e 420 subjekteve private te cilat figuronin të palicensuara. Deri tani në qytetin e Fierit janë ende 10% e subjekteve pa licensë. 15 lokale e bare janë mbyllur gjithashtu edhe në zonën e Mallakastrës pasi kishin vështirësi në dokumentacionin tatimor si dhe 60 të tjerë janë gjobitur për mospagim të detyrimeve. Gjatë këtij aksioni të ndërmarrë në qytetin e Fierit janë bllokuar rreth 3000 litra pije alkoolike pa pullën e Ministrisë së Financave si dhe 2000 paketa cigare./tvklan.al






Të ngjashme