Në Qytetin Studenti mungojnë gabinat telefonike (20 Mars 2001)


Në Qytetin Studenti mungojnë gabinat telefonike (20 Mars 2001)

14:59 20/03/2001

Kështu komunikojnë banorët e Qytetit Studenti me familjet e tyre. Kabina, posta apo dhe këto aparate telefonike të cilat kanë dalë shumë në modë tani, janë e vetmja rrugë për të zgjidhur hallet dhe problemet.

Pra studentëve u duhet të zbresin nga godina ku ata jetojnë për të zgjidhur çdolloj problemi me familjet të cilët i kanë në rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Ndërsa këta aparate telefonike që janë të instaluar në çdo godinë, shërbejnë vetëm për raste emergjence. Pra, kur bie zjarr apo për t’u lidhur me postën e policisë së kësaj qyteze.

Disa nga studentët kanë zgjedhur si mjet komunikimi telefonat celularë, por jo të gjithë mund të veprojnë kështu. Para shumë e shumë vitesh, pranë çdo gabine të Qytetit Studenti, ekzistonte një telefon ku studentët mund të komunikonin me kolegët apo miqtë e tyre./tvklan.al






Të ngjashme