Paskal Milo në selinë e OKB-së: Dënojmë veprimet e armatosura shqiptare në Maqedoni (20 mars 2001)


Paskal Milo në selinë e OKB-së: Dënojmë veprimet e armatosura shqiptare në Maqedoni (20 mars 2001)

15:24 20/03/2001

Shqipëria dënon veprimet e armatosura të luftëtarëve shqiptarë në Maqedoni dhe bën thirrje për dialog mes të dy palëve në konflikt. Ka qenë ministri i Jashtëm shqiptar Paskal Milo i cili ka deklaruar këtë qëndrim të qeverisë shqiptare në Gjenevë.

Duke cituar fjalët e ministrit Milo, qeveria shqiptare rithekson krimet ndaj çdo lëvizje të armatosur të ushtruar nga ekstremistët që kërcënon paqen dhe stabilitetin në vendet tona dhe rrezikon proceset e integrimit dhe bashkëpunimit në të cilat janë përfshirë vendet e rajonit.

Shqipëria si kryesuese e procesit të operimit në Evropën Juglindore është e mendimit se problemet e trashëguara nga e kaluara nuk mund të zgjidhen me armë, por vetëm me dialog pozitiv mes palësh. Këtë deklaratë Milo e bëri në selinë e OKB-së në Gjenevë./tvklan.al






Të ngjashme