Shpërthim në Shkodër, nuk ka viktima – (18 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Një shpërthim i fortë ka tronditur mbrëmë, rreth orës 2 pas mesnate banorët e lagjes përreth stadiumit Loro Boriçi në Shkodër. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke dyshuar për ndonjë atentat me eksploziv. Pas verifikimit të zonës së dëmtuar, ku përfshihen dy dyqane dhe një magazinë e shkatërruar, policia ka dhënë versionin e shpërthimit të bombolave të gazit. Përveç dëmtimeve të rënda materiale, nuk janë konstatuar dëme në njerëz./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame