Fushata zgjedhore në Kosovë nga data 3 deri më 12 shkurt
Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka vendosur sot që fushata zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen në 14 Shkurt do të zhvillohet në pak ditë.
Sipas KQZ-së të gjitha procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme do të nisin nga nesër. Ndërkohë mësohet se fushata zgjedhore zyrtarisht nis më datën 3 Shkurt dhe përfundon më 12 Shkurt.
Valdete Daka, kryetare e KQZ-së ka shtuar se periudha e votimit me postë, fillon nga 2 Shkurti dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.
Data e zgjedhjeve është vendosur dje nga Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani. Ushtruesja e detyrës së kreut të shtetit me anë të një dekreti vendosi që kosovarët të vendosin në 14 Shkurt për qeverinë e re.
Qeveria Hoti u rrëzua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e cilësoi nul sepse ishte votuar nga një deputet i cili ishte i dënuar./tvklan.al