Elbasan, gjyqi i bandës së Lushnjes – (19 Mars 2001)


Elbasan, gjyqi i bandës së Lushnjes – (19 Mars 2001)

22:18 19/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Vetëm 7 minuta ka zgjatur seanca gjyqësore në ngarkim të bandës së Lushnjes sot, në Gjykatën e Faktit në qytetin e Elbasanit. Kryetari i seancës Taulant Tafa, e ka shtyrë për në datën 29 Mars gjyqin e radhës. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme gjyqësore, ka shërbyer mungesa e dy prokurorëve të çështjes Dritan Gripashi dhe Përparim Hasa.

Ndërkohë nga 7 të akuzuarit, 6 janë paraqitur sot përpara trupit gjykues, ndërsa ka munguar njëri nga të pandehurit Ilir Stërgu, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e burgut të Tiranës. Në seancën e sotme gjyqësore gjithashtu kanë munguar 20 nga 23 dëshmitarët e thirrur./tvklan.al






Të ngjashme