Gjirokastër, rritet numri i të prekurve nga bruceloza – (19 Mars 2001)


Gjirokastër, rritet numri i të prekurve nga bruceloza – (19 Mars 2001)

10:15 19/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në spitalin Infektiv të Gjirokastrës, ende vazhdojnë të vijnë pacientë të prekur nga bruceloza. Që nga fillimi i vitit kanë marrë mjekim më shumë se 30 pacientë. Sëmundja që ka si prejardhje përdorimin e produkteve blektorale, ka arritur të shkaktojë deri paraliza të gjymtyrëve nga temperatura e lartë tek të sëmurët, përfshi dhe komplikacione të tjera.

Më të shumtët që janë prekur nga bruceloza vijnë nga fshatrat Kolonjë e Picar. Gjatë vitit të shkuar janë prekur nga bruceloza dhe kanë marrë mjekim rreth 110 pacient. Specialistët e fushës së blegtorisë, kanë shpallur si zona me infeksion të lartë të brucelozës në bagëti, krahinat Kardhiq, Tepelenë, Delvinë e Përmet./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme