Administrata kosovare vendos pikë doganore me Serbinë – (19 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Më shumë se gjysma e buxhetit të Kosovës, fitohet nga doganat. Ka qenë ky fakt që ka shtyrë administratën civile, që të vendos pikën e parë doganore me Serbinë. Që prej pak javësh në këtë pikë të gjitha mallrat futen duke paguar taksa. Sipas Ibrahim Gashit, drejtor i kësaj pike doganore:
Ibrahim Gashi:- “Për prodhimet serbe, paguhet tatimi prej 15%, ndërsa për prodhimet e huaja doganë në lartësinë prej 10%. Rezultatet janë evidente, nga vetë fakti që mbrohet ekonomia kosovare, nga prodhimet e jashtme dmth, buxheti i Kosovës është një pikë e rëndësishme, e cila edhe në të ardhmen parashikohet që intensiteti i mallrave të jetë gjithnjë e më i madh”.
Por vendosja e doganave ka ulur dhe intensitetin e mallrave që futen në këtë pikë doganore. Megjithatë administrata ka vendosur të hap edhe dy pika të tjera doganore në Mitrovicë, çka do të bëjë që buxheti i Kosovës të konsolidohet./tvklan.al