Rikthehet Superliga, luhet java 13
Partizani dhe Tirana me ndeshje të lehta
Partizani duket se do të ketë ndeshje të lehta në javën e 13 të Superligës. Të kuqtë presin Apoloninë e vendit të fundit.
Por tekniku Daja e di që nuk ka vend për mungesë përqëndrimi pasi pozicioni i Partizanit në renditje nuk është komod.
“Çdo staf ka ndryshimin e vetë. E kemi studiuar ekipin duke u nisur nga lojtarët. Manovrën do ta shikojmë në ndeshje. Çdo staf. Gjatë ndeshjes, të lexojmë dhe çfarë bën kundërshtari në të dy fazat e lojës. Po të bënim këtë gjë, do gabonim. Çdo ndeshje ka specifikën e vetë. Çdo staf i ri sjell ndryshime. Në Shqipëri nuk ka shumë diferenca. Duhet të shkojmë me sakrificë”.
Kukësi ka një përballje të fortë me Laçin. Skuadrat janë me pikë të barabarta në mesin e renditjes.
Kastrioti-Skënderbeu gjithashtu prirtet të jetë e vështirë për nivelin që kanë dy skuadrat. Tirana viziton Bylisin. Bardheblutë vijnë nga një seri prej 4 barazimesh.
Tv Klan