Durrës, gjyqi i bandës së taksistëve – (19 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Një tjetër proces i bujshëm në Gjykatën e Faktit të Durrësit. Sot u hap seanca e parë gjyqësore në ngarkim të anëtarëve të bandës së taksistëve. 7 të pandehurit, Erion Bushi, Afërdita Bushi, Albert Muzi, Jonuz Nuzi, Shkëlqim Muçka dhe Enkelejd Boçka, akuzohen për grabitje me armë me pasojë vdekjen në bashkëpunim.
Banda akuzohet për vrasjen e tre taksistëve dhe grabitjen e një tjetri në periudhën 99-2000. Sipas rindërtimit të mekanizmit të ngjarjeve, nga prokurori Shkëlqim Xhemollari, të pandehurit merrnin taksi, duke përdorur Afërdita Bushin për të qenë më të besueshëm. Taksistëve u jepnin një adresë për në fshatin Hamallaj dhe atje në kërcënimi e armeve u grabisnin makinat dhe i ekzekutonin.
Sot në gjyq u prezantuan 7 të pandehurit, ku në seancën e parë u morën në dorëzim provat shkresore dhe u dëgjuan dhjetë dëshmitarë, të cilët dëshmuan pro akuzës dhe ishin dëshmitarë në ngjarje, ose të afërm të viktimave./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj