Punimet në autostradën Tiranë-Durrës – (19 Mars 2001)


Punimet në autostradën Tiranë-Durrës – (19 Mars 2001)

16:24 19/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Këtu jemi në hyrje të Vorës. Aty ku superstrada Tiranë-Durrës, bashkohet pjesa e përfunduar me atë në ndërtim e sipër. Këtu punëtorët e firmës Italstrada, po merren ende me shtrimin e bazamentit të superstradës me dhe. Superstrada Tiranë-Durrës është një nga investimet më të mëdha në rrjetin e infrastrukturës rrugore për momentin.

Sot në mesditë, specialistë të rruga-urave, bënin matjet e duhura për të përcaktuar masën e asfaltimit në këtë pjesë të superstradës. Deri tani këtu janë hedhur 1-2 shtresa asfalti, ndërkohë që i gjithë ky segment tashmë i sapo asfaltuar shkon deri në 15 kilometra. Po punohet shumë shpejt po pa harruar cilësinë që është primare sipas punonjësve.

Vora është edhe pjesa më e ngarkuar për nga ndërtimi, pasi do të ketë rrugë dytësore si dhe mbikalime, duke lehtësuar mjaft dhe modernizuar qarkullimin. Superstrada Tiranë-Durrës një nga pikë kalimet më të mëdha të kryeqytetit drejt bregdetit, shumë shpejt do të përfundojë, por problemi shtrohet se kush do të lejohet të ecë aty për të evituar aksidentet e mundshme./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme