52 banorë strehohen në Aeroportin e Gjakovës
Përmbytjet i lanë pa shtëpi
9 familje të lagjes ”Shotë Galica” më Brekoc të Gjakovës, janë evakuar nga shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve.
Shiu i rrëmbyer i ditëve të fundit bëri që lumi afër shtëpive të tyre të dilte nga shtrati dhe t’u merrte gjithçka patën.
52 anëtarët e këtyre familjeve rome, ashkalinjë e egjiptianë u dërguan përkohësisht në Aeroportin e Gjakovës, nga Forcat e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.
Pjesëtarët e të dyjave u kujdesën që banorët e rinj të aeroportit të kenë ushqim, veshëmbathje e mjete higjienike derisa t’u gjendet një zgjidhje tjetër afatgjatë./KlanKosova