Historia e Sulltan Novruzit – (22 Mars 2001)


Historia e Sulltan Novruzit – (22 Mars 2001)

15:01 22/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Për besimtarët bektashinj, Sulltan Novruzi është dita e ringjalljes. Sulltan Novruzi nuk është emër, sipas tyre, Sulltan është një titull dhe Novruz në gjuhën bektashiane do të thotë ringjallje. Pas dimrit rilind jeta, e natyra ofron prodhimet e saj. Kjo festë është në datë fikse, çdo 22 Mars dhe në Shqipëri njihet që nga shekulli i 13-të, ku zë fill dhe bektashizmi. Sot besimtarët festojnë edhe lindjen e të madhit Imam Ali, i cili ka qenë edhe dhëndri i profetit Muhamed./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme