Shifrat e pandemisë në botë, ulen infektimet në 24 orët e fundit
Të ulëta ishin shifrat e pandemisë në Gjermani, Itali e Francë
Të larta por të qëndrueshme në shkallë globale shifrat e pandemisë këtë 24 orësh. Pas rekordeve të ditëve të fundit, infektimet ditore në gjithë botën ranë në rreth 728 mijë, rreth 100 mijë më pak se shifrat e bëra publike të Shtunën.
Infektimet ditore pësuan një rënie të ndjeshme këtë 24-orësh me rreth 50 mijë raste më pak se një ditë më parë kur u shënua rekord i errët rastesh ditore me mbi 300 mijë, shifër që nuk ishte arritur asnjëherë më parë gjatë kësaj periudhë. Në këtë vend u shënuan po ashtu rreth 1 mijë vdekje më pak se rekordi i dy ditëve më parë.
Më të ulëta krahasuar me rekordet e javës së kaluar edhe infektimet ditore në Britaninë e Madhe. Megjithatë autoritetet paralajmërojnë se me këto ritme, spitalet britanike do të pësojnë kolaps total brenda pak javësh.
Të ulëta ishin shifrat e pandemisë në vende si Gjermania, Italia e Franca, ku autoritetet megjithatë paralajmërojnë shtimin e rasteve në ditët në vijim për shkak të efektit të grumbullimeve të festave të fundvitit por edhe të qarkullimit të varianteve Afrikano-jugorë e britanikë të koronavirusit nëpër Evropë.
Tv Klan