Policia e Durrësit arreston 3 prostituta dhe tutorin e tyre – (22 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Tre vajza shtetase rumune janë ndaluar nga policia e Durrësit, gjatë një kontrolli në hotelet e zonës së plazhit. Vajzat janë me moshë rreth të 20 dhe u gjetën pa dokumente të rregullta. Ato prej kohësh ishin klientë të hotelit, për dhomat që përdornin për prostitucion. Në aktivitetin e tyre vajzat kishin dhe një tutor, 24 vjeçar Arben Ajazi nga Mamurrasi. Ai gjente klientët për vajzat, ndërkohë që do t’i mundësonte atyre kalimin për në Itali. Policia ka arrestuar së bashku me vajzat tutorin dhe pronarin e hotelit./tvklan.al