‘Identity’, show i ri i suksesshëm në Tv Klan
Rekorde shikueshmërie në më shumë se 35 vende
Televizioni Klan sjell në Shqipëri një nga patentat më të famshme televizive sot në botë, Identity!
Në mbi 35 shtete të botës, programi Identity, që vjen me emra të ndryshëm sipas gjuhës së vendeve, mban rekorde shikueshmërie.
Në Itali – nën titullin “I Soliti Ignoti” – Të panjohurit e Zakonshëm – është programi më i shikuar në RAI – televizioni publik i shtetit fqinj.
Sot, ky format, një patentë e blerë nga Endemol, filloi rrugëtimin me emrin – Të Panjohurit – në spektaklin E Diela Shqiptare, në Televizionin Kombëtar Klan.
8 te panjohur, 1 i afërm misterioz dhe 1 konkurrent do të jenë çdo javë protagonistë të formatit më të ri, Të Panjohurit, i cili shënon patentën e 7-të ndërkombëtare të blerë nga Tv Klan. Si pjesë e Të Dielës Shqiptare e cila në vetëvete shënon një sukses gjithnjë e në rritje, ky format premton një sukses të garantuar.
Tv Klan