Shembet trungu i pemës buzë rrugës Fier-Vlorë, fatmirësisht pa viktima (25 Mars 2001)


Shembet trungu i pemës buzë rrugës Fier-Vlorë, fatmirësisht pa viktima (25 Mars 2001)

14:50 25/03/2001

Veshja e rrugëve të qyteteve tona dhe atyre nacionale me gjelbërim mbeten gjithmonë problematike. Edhe në ato zona ku ekzistojnë pemët, anës rrugëve, mosha e tyre është shekullore. Herë të thyera e herë me rrënjët jashtë, këto trungje janë kthyer nga të dobishëm në të rrezikshëm. Ky trung është rrëzuar papritmas në këtë rrugë dhe për fat të mirë nuk ka patur viktima.

Trafiku është bllokuar për një orë derisa është larguar nga vinçi trungu i kalbur. Në këtë rrugë Fier-Vlorë kalojnë çdo ditë makina dhe autobusë me pasagjerë dhe rreziku çdo ditë është i pranishëm. I vetmi apel që bëhet këtë herë është prerja e tyre, pa kërkuar mbjellje pemësh të reja./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme