Aktori i njohur Norman Wisdom, i njohur si Piktin mbërrin në Tiranë (25 Mars 2001)
Ky është aktori i njohur Norman Wisdom, ose ndryshe në role quhet Petkini. Ai është bërë i famshëm me lëvizjet dhe humorin e tij. Veprime të cilat ngritën lart dhe humorin anglez. Në Shqipëri, filmat e tij të shfaqura në vitet e izolimit bënë bujë. Ne kujtojmë disa “Petkini ushtar”, “Petkini në spital”, “Petkini shitës qumështi”, e të tjerë. Tashmë ky aktor në Shqipëri nuk njihet vetëm nga filmat. Ai ka vizituar për herë të dytë Tiranën. Nuk pushon së lëvizuri dhe së bëri humor. Madje gjatë një interviste, ai ndërron shumë shpejt rolet.
Megjithëse 86 vjeç, ai mbetet qefli. Përballë çdo femre, përveçse ndihet mirë të pyet për moshën dhe bën oferta martese. Ai mbetet personazh i dashur dhe simpatik. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai do të jetë dhe tifoz në stadium për ndeshjen Shqipëri-Angli. Në Shqipëri i pëlqejnë malet, natyra, ajri, njerëzit mjaft të dashur, madje dhe ushqimi./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti