Pasuria e faunës shqiptare drejt shkatërrimit – (23 Mars 2001)


Pasuria e faunës shqiptare drejt shkatërrimit – (23 Mars 2001)

18:44 23/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Disa lloje të kafshëve që rriten në vendin tonë, po shkojnë drejt zhdukjes. Ky është pelikani, i cili jeton në zonën e Divjakës. Më parë këtu jeton rreth 400 çifte, ndërsa tani kanë mbetur vetëm 23 të tillë. Edhe kjo fokë e gjetur në ujërat e detit Jon, pranë Sarandës, tashmë është zhdukur plotësisht. Por e gjithë kjo pasuri e faunës shqiptare ruhet këtu, në muzeumin e shkencave natyrore. Me qindra kafshë dhe shpend të balsamosur, ruhen në këto stenda. Drejtori i këtij institucioni Idriz Haxhiu thotë:

Idriz Haxhiu:- “Numri i specieve ekziston, por janë rralluar denduria e tyre. Po të marrim Ksamilin, para 15 vjetësh ishte një zonë kodrinore mahnitëse, kurse tani është një fatkeqësi, sepse atje ka ndërtime të shumta, që kanë prishur atë mjedis aq të mrekullueshëm, ku jetojnë edhe kafshë që tani janë rralluar”.

Duke krahasuar sipërfaqen dhe numrin e llojeve të kafshëve, Shqipëria rendit në vendet me faunë të pasur. Shkaqet që kanë sjellë zhdukjen apo rrallimin e numrit të kafshëve, janë prishja e ekuilibrit natyror./tvklan.al






Të ngjashme