Kombinati i përpunimit të naftës në Ballsh – (23 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ky është kombinati i përpunimit të thellë të naftës në Ballsh. Ai është vënë në punë në vitin 1978, me ndihmën e specialistëve kinez. Gjatë 23 viteve të punës, në rafinerinë e kompleksin e vajërave kanë funksionuar laboratorë për kryerjen e analizave të lëndëve të para dhe produkteve të gatshme. Në uzinat e naftës, janë angazhuar 1200 punonjës, krahas stafit të inxhinierëve dhe teknologëve.
Gjatë vitit 2000 janë prodhuar 320 mijë ton gazoilë e nënprodukte të naftës. Në kombinatin e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, janë prodhuar në muajt e parë të vitit 2001, disa tonë gazoilë, vajguri, benzinë, solar etj. Specialistët po punojnë për vënien në punë të linjës së re të gazit të lëngshëm. Punonjësit e këtij kombinati marrin një rrogë mujore prej 185 mijë lekësh të vjetra. Drejtori i kombinatit Ardian Alushi shprehet.
Ardian Alushi:- “Gjatë kësaj kohe që ka qenë uzina ndalur, ne jemi marrë me rikontroll të pajisjeve, me kompletimin e skemave teknologjike dhe në momentin që grumbullohet sasia e lëndës së parë, ne kemi filluar lëshimin e uzinës”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame