Prodhimet e stinës dalin në treg. Tregtarët: Nuk ka shitje (26 Mars 2001)


Prodhimet e stinës dalin në treg. Tregtarët: Nuk ka shitje (26 Mars 2001)

12:08 26/03/2001

Prodhimet e stinës prej disa ditësh kanë dalë në tregun e fruta-perimeve. Preshi, sallata, spinaqi dhe qepa e njomë edhe këtë vit po shiten me të njëjtin çmim ashtu si dhe vjet. Tregtarët shprehen se nuk ka shitje edhe pse prodhimet vijnë nga kopshtet e tyre.

Ndërkohë fshatarët po vazhdojnë të kryejnë shërbimet këtyre kulturave bujqësore. Ata thonë se megjithë mungesën e ujit po arrijnë të marrin prodhime të mira si për konsum familjar, ashtu dhe për treg. Ndërsa këto toka të liruara, presin që të mbillen me perime të tjera për stinën e verës./tvklan.al






Të ngjashme