Nxënësit e shkollës “Qemal Stafa” mbrëmje performancë në Muzeun Kombëtar (26 Mars 2001)
Në Muzeun Historik Kombëtar është zhvilluar një mbrëmje performancë nga nxënësit e shkollës së mesme të kryeqytetit “Qemal Stafa”. Mesazhet që këta të rinj përcjellin nëpërmjet performancës është ky: “Të keni më shumë besim tek ne dhe tek ajo që ne bëjmë. Ne nuk duam të ndryshojmë, ne jemi këta që jemi. Dëshirojmë të jemi të ndryshëm, të pa gatuar dhe të pa kompleksuar. Këtë mesazh këtë nxënës e kanë dhënë dhe nëpërmjet punëve të ekspozuara në këtë aktivitet. Gabimet e pafalshme të adoleshentëve nuk duhen gjykuar keq nga të rriturit.”
Kështu e ka shpjeguar një nga nxënëset punën e saj të ekspozuar. Ka qenë i pranishëm në këtë aktivitet dhe kryetari i Bashkisë Tiranë Edi Rama./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora