Bujanoci shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Dalja e lumenjve përmbyt shtëpi dhe toka
Në zona të ndryshme uji ka mbuluar rrugët dhe fushat. Dëmet e shkaktuara ende nuk janë bilanc i llogaritur. Frika se mund të vazhdojnë vërshimet për shkak të reshjeve ekziston, pasi rritja e ujit ka vazhduar.
Vërshimet kanë ndikuar që të mbyllet një pikëkalim kufitar me Kosovën pasi kabinat policore janë vërshuar nga uji. Në komunën e Bujanocit thonë se do të bëjnë të pamundurën për skanimin e dëmeve.
Vërshimet kanë përfshirë edhe pjesë të tjera të Serbisë dhe gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në disa qytete për shkak të motit të keq.
Tv Klan