Opinione për humbjet e Kombëtares – (29 Mars 2001)


Opinione për humbjet e Kombëtares – (29 Mars 2001)

09:14 29/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ndeshjet e përfaqësueses tonë me Gjermaninë dhe Anglinë dhe humbjet me to, tashmë i takojnë të kaluarës. Por shija e hidhur që na kanë lënë ato nuk është larguar akoma. Megjithatë, për të parë më me realitet shkaqet dhe të metat e këtyre dy takimeve, flasin për TV Klan dy ish-trajner të përfaqësueses tonë, Shyqyri Rreli dhe Bejkush Birçe.

Shyqyri Rreli:- “Unë e shoh që në shumë situata, lojën e dominojë anglezi, duke pasur parasysh se ka forca me të mëdha. Loja e anglezëve mu dukë shumë më me mendim se sa ajo e gjermanëve. Këtu mund të thuhet se edhe përgatitja para ndeshjes edhe gjatë ndeshjes mua më duket që duhet të ishte bërë diçka më shumë për skuadrën tonë”.

 Bejkush Birçe:- “Në ndeshjen e dytë u krijua një eufori shumë e madhe, u krijua një gjendje, të cilën ne nuk e përballojmë dot, plus që në një kohë relativisht të shkurtër, dy ndeshje të kësaj natyre, me skuadra kaq të fuqishme kishte vështirësi, por mbi të gjitha unë do të isha, që gjendja psikologjike e lojtarëve ka qenë e dyshimtë”./tvklan.al






Të ngjashme