Arrestime në Shkodër, Lezhë e Fier – (29 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Më datën 27 Mars rreth orës 18, forcat e policisë së Shkodrës, kanë arrestuar shtetasit Preng Meshaj dhe Gjin Logu. Të dy këta persona akuzohen për një sërë veprash penale. Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën një automatik kallashnikov, një pushkë dhe një sasi fishekësh.
Edhe në qytetin e Lezhës, pas një aksioni të policisë, u bë e mundur arrestimi i Andrea Pjetrit, i akuzuar si autor i vrasjes së shtetasit Bardhok Lleshi, në datën 27 Mars. Në cilësinë e provës materiale, autorit iu gjet dhe iu bllokua arma pistoletë me të cilën ka kryer krimin.
Ndërsa nga forcat e policisë së Fierit, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman është bërë e mundur kapja e 11 shtetasve të huaj, të cilët ishin futur ilegalisht në Shqipëri nëpërmjet kufirit me Maqedoninë. Shtetasit e ndaluar ishin 9 turq, 1 indian dhe 1 nga Srilanka. Po në këtë aksion u bë i mundur identifikimi i dy shtetasve që shoqëronin klandestinët. Policia e Fierit po punon për kapjen e autorëve./tvklan.al