Drejt përfundimit shtrimi i fibrave optike në Elbasan (26 Mars 2001)
Ndodhet në fazën përfundimtare procesi i shtrimit të fibrave optikë në aksin Elbasan-Trebenishtë. 91 kilometra kabëll është përdorur për segmentin Trebenishtë-Qukës, Qukës-Librazhd dhe Librazhd-Elbasan. Për përfundimin e linjës nga Telekomi Shqiptar është vënë në dispozicion 1 miliardë lekë. Sipas drejtuesve specialistë që po merren me shtrimin e fibrave, përfundimi i projektit do të rrisë në mënyrë të ndjeshme të gjitha proceset telefonike që do të ndodhin në Elbasan.
Numri i centraleve telefonik do të shtohet në disa qytete e fshatra të zonës verilindore të vendit. Nga kjo linjë do të përfitojnë të paktën 8 mijë abonentë të Prefekturës Elbasan. Vetëm për qytetin janë plafinikuar 2200 numra telefonikë. Përfundimi i shtrimit të kësaj linje do të vërë në punë edhe një kanal plus për rrjetin ndërkombëtar të telekomunikacionit./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti