Shtyhet seanca gjyqësore për të akuzuarit e kryengritjes së armatosur të 14 Shtatorit (26 Mars 2001)
Mosparaqitja e dëshmitarëve të thirrur nga organi i akuzës është bërë shkak për shtyrjen e seancave të sotme gjyqësore nga 5 të pandehurve të 14 shtatorit 1998. Në fillim të kësaj seance, avokatët e dy të pandehurve të Sali Lushës dhe Dem Dollapit, i kërkuan trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Gjin Gjoni që të administroheshin provat materiale dhe shtresore ku del qartë që klientët e tyre nuk kanë të bëjnë me kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998.
Ndërsa provat që u administruan, u lexua dhe një kasetë filmike e ceremonisë mortore të Azem Hajdarit. Pas administrimit të provave u kërkua të seanca të vazhdojë me pyetje të dëshmitarëve të akuzës. Meqënëse sipas gjyqtarit Gjoni shkresa e emrave të dëshmitarëve të akuzës është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme dhe si pasojë nuk është bërë i mundur njoftimi i dëshmitarëve./tvklan.al