Kosovë, 2 vjet pas bombardimeve serbe (26 Mars 2001)


Kosovë, 2 vjet pas bombardimeve serbe (26 Mars 2001)

11:49 26/03/2001

2 vjet pas bombardimeve të NATO-s kundë pozicioneve serbo-jugosllave në ish Jugosllavi, shumë gjëra kanë ndryshuar në Kosovë. Dy vjet më parë ndërkombëtarët hynë në Kosovë me euforinë e fituesit të mirëpritur me buqeta lulesh nga vendasit. Dy vjet më parë kosovarët ishin viktima që kishin nevojë për mbështetje. Sot ata duken të kërcënuar nga rreziku i kthimit prapa. Në fakt, incidente që kanë rënduar jo pak kosovarët kanë qenë sulmet ndaj minoriteteve të cilat dhe pse asnjëherë nuk kanë rezultuar të suksesshme në hetime, ka mjaftuar për t’i vënë vulën e ekstremistit një pjese të Kosovës.

Megjithatë, ndërsa procesi i rindërtimit vazhdon me hapa të shpejtë, edhe procesi politik nuk ka mbetur prapa. Kosova tashmë ka në dorë pushtetin lokal, ka një polici të sajën, madje ka dhe një ushtri të sajën e cila mendohet se do kohë të quhet një ushtri e kompletuar, zbehh rrezikun e prekjes të integritetit territorial. Nga ana tjetër, zgjedhjet vendore kanë mbetur në udhëkryq. I lodhur nga 19 muaj mision i vështirë dhe i pa kënaqur nga situata, Kushner ka dhënë dorëheqjen duke lënë pas idenë e një miku të mirë për kosovarët.

Ndërkaq pasuesi i tij skandinavi Hekrub solli ftohtësinë, por dhe gjakftohtësinë e origjinës së tij duke kërkuar që hapat të hidhen me ngadalë. Ndërsa rezoluta 12:44, dokumenti bazë në Kosovë vazhdon të jetë në fuqi, faktori politik shqiptar vazhdon t’i shohë gjërat ndryshe. Gjatë kohëve të fundit, dy liderat më të mëdhenj politik në vend nuk janë ulur asnjëherë në të njëjtën tavolinë për të biseduar kokë më kokë. Ndërsa vetë kosovarët e shohin të ardhmen e Kosovës vetëm të pavarur dhe që për momentin do të varet shumë nga politika që do të ndiqet nga ndërkombëtarët për një rajon të trazuar./tvklan.al






Të ngjashme