Sot u plagos me armë, 4 ditë më parë biznesmenin e rrahën në mes të rrugës


Sot u plagos me armë, 4 ditë më parë biznesmenin e rrahën në mes të rrugës

12:16 13/01/2021

Biznesmeni Sino Llanaj mbeti i plagosur sot me armë pas një sherri në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

42-vjeçari ka marrë një plagë plumbi në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ai i tha policisë se u konfliktua me ortakun Albert Allmuça.

Por 4 ditë më parë, biznesmeni Sino Llanaj ishte dhunuar në mes të rrugës nga disa persona. Kjo video amatore e publikuar nga Stop tregon pikërisht këtë moment, kur 42-vjeçari është përfshirë në një konflikt fizik në zonën e Astirit.

Prej disa kohësh, Sino Llanaj ka konflikte me ortakun e tij Albert Allmuça për pallatin në ndërtim tek zona e ish-parkut të autobusëve. /tvklan.al






Të ngjashme