KESH : Kush nuk paguan detyrimet elektrike, u sekuestrohet pasuria dhe del ne ankand (27 Mars 2001)
KESH në bashkëpunim me gjykatën, zyrat e përmbarimit dhe Policinë e Rendit dhe në mbështetjen totale të qeverisë, po vazhdon aksionet për sekuestrimin e debitorëve të KESH-it. Sot për herë të parë u zhvillua një aksion në filialet elektrike të fshatrave të Tiranës. Gjatë këtij aksioni nga përfaqësues të KESH-it, të Zyrës së Përmbarimit dhe përfaqësues nga policia, janë bllokuar disa lokale.
Në Kodër-Kamëz u bllokua veprimtaria e pikës së servisit e drejtuar nga Ramazan Mullaj, i cili është debitor në KESH prej 200 mijë lekësh. Nëse pronari i pikës së servisit brenda disa ditësh nuk bën pagesën në arkat e KESH-it, atëherë i sekuestrohet pasuria për t’u nxjerrë më pas në ankand./tvklan.al