KQZ ende nuk ka gjetur zgjidhje për regjistrimin e shtetasve me të drejtë vote (27 Mars 2001)
Në Komisionin Parlamentar të verifikimit të listave të votuesve nuk është gjetur formula për regjistrimin e shtetasve me të drejtë vote. Legalisti Ngjela propozoi që regjistrimi të kryhet derë më derë nga grupe të përbëra nga dy përfaqësues të pozitës dhe dy të opozitës.
Kjo iniciativë është konsideruar e pamundur nga komisionerët e opozitës sepse ribërja e listës së votuesve, kërkon sipas tyre më shumë kohë dhe financime./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame