Efektivi i SHÇBA konfliktohet me policët bashkiakë, pezullohet nga detyra


Efektivi i SHÇBA konfliktohet me policët bashkiakë, pezullohet nga detyra

13:51 13/01/2021

Një punonjës policie i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave është konfliktuar me dy policë bashkiakë të Tiranës ditën e sotme.

Pas kësaj ngjarje, efektivi i SHÇBA është pezulluar nga detyra. Ndërkohë, ndaj tij ka nisur edhe një hetim disiplinor për shkelje të rëndë.

Punonjësi i SHÇBA do të qëndrojë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave të konfliktit mes tij dhe dy policëve bashkiakë. /tvklan.al






Të ngjashme