Vagonët e prishur rrezikojnë hekurudhat shqiptare – (30 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Qindra vagonë stok rrezikojnë hekurudhat shqiptare. Shqetësimi vjen nga drejtoritë e Fierit, Lushnjes dhe Mallakastrës, ku në stacionet hekurudhore qëndrojnë prej vitesh pa lëvizur asnjëherë qindra vagonë tashmë jashtë përdorimit. Vagonat kanë zënë shinat para stacioneve, duke vështirësuar lëvizjen e trenave të udhëtarëve dhe të mallrave.
Sipas specialistëve të hekurudhave qëndrimi me vite i këtyre vagonëve mbi shina, mund të dëmtojë këta të fundit, duke rrezikuar dhe aksidente. Trenat e shumtë që drejtohen për në Vlorë çdo ditë, përballen me vështirësi, por dhe rrezik. Zgjidhja më e mirë është largimi i tyre dhe dërgimi në Durrës, operacion i nisur pak kohë më parë, por i ndërprerë çuditërisht së fundmi./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj