Botohet numri i parë i gazetës “Korrieri” (27 Mars 2001)


Botohet numri i parë i gazetës “Korrieri” (27 Mars 2001)

14:18 27/03/2001

Dalja e numrit të parë të gazetës “Korrieri” është një ngjarje e shënuar në shtypin shqiptar. Ky botim do t’i ofrohet lexuesit nga grupi mediatik Klan i cili ka startuar më parë me revistën dhe Televizioni Klan. Gazeta “Korrieri” do të jetë e përditshme me ngjyra dhe do të ketë 16 faqe.

Në faqet e saj lexuesit do të mundin të lexojnë mbi politikën, aktualitetin, ngjarjet nga bota dhe në rajon, dhe çdo gjë tjetër që do të jetë në interes të lexuesit shqiptar. Drejtori i saj Blendi Fevziu, thotë:

“Shpresoj të përfaqësojë atë që ka munguar deri sot në tregun shqiptar. Por, besoj se ajo që ne synojmë të vërtetohet në publikimin e gazetës duke filluar nga nesër.”/tvklan.al






Të ngjashme