Refugjatët maqedonas arrijnë në Kosovë, strehohen në shtëpitë e fshatrave përreth (27 Mars 2001)


Refugjatët maqedonas arrijnë në Kosovë, strehohen në shtëpitë e fshatrave përreth (27 Mars 2001)

15:34 27/03/2001

Në vijim të ofensivës të ushtrisë maqedonase në Tetovë me qindra civilë shqiptarë kanë lënë fshatrat e tyre dhe kanë dalë në Kosovë ku ndihen më të sigurtë. Ata janë larguar nga frika e luftës dhe ndonjë masakre nga ana e ushtrisë maqedonase. Ata shprehen se kanë udhëtuar me orë të tëra në këmbë për të gjetur një vend të sigurtë strehimi.

Me të arritu në Kosovë, refugjatët u morën me traktorë nga banorët lokalë dhe u strehuan nëpër shtëpitë e fshatarëve. Që nga mesi i shkurtit më shumë se 5500 njerëz kanë kaluar kufirin, por sidoqoftë eksodi i ndodhur 24 orë pas ofensivës maqedonase, është fluksi i parë më i madh i refugjatëve. Skena e refugjatëve të cilët largoheshin nga shtëpitë e tyre i kujtuan shumë njerëzve atë që ndodhi në Kosovë 2 vjet më parë./tvklan.al






Të ngjashme