Tempull i shenjtë në tokë të huaj. Gjykata e Tiranës i merr tokën misionarës Eleonorë (28 Mars 2001)


Tempull i shenjtë në tokë të huaj. Gjykata e Tiranës i merr tokën misionarës Eleonorë (28 Mars 2001)

11:59 28/03/2001

Kjo është selia e Eleonorës. Ajo e ka quajtur vakëv të misionit të shenjtë. Veprimtaria e këtij misioni ka nisur që nga viti 1987, në Kombinat, në banesën e zonjës Eleonora Bregu. Më ardhjen e lirisë së fesë ky mision u vendos këtu, në ish ndërmarrjen e Gjergj Dimitrov. Pa asnjë dokument për ndërtim, por vetëm me regjistrimin në vitin 1994 në Gjykatën e Tiranës e cila e emërton si fondacion. Që nga ajo kohë e deri më sot, gjyqet për truall kanë qenë të shumtë.

Dy ditë më parë, Zyra e Përmbarimit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës për kthimin e tokës pronarëve të ligjshëm. Ligji këtu vendosi të ndajë me gardh pjesën e tokës që u takon pronarëve Bogdani dhe një pjesë tjetër pronarëve me mbiemër Vorpsi. Kështu duket se forca e ligjit është më e madhe se fuqia e Eleonorës. Me situatën e krijuar tani, Leonora zgjedh kompromisin.

“Që në orët e para të mëngjesit kemi zënë një avokat i cili mori përsipër të kontaktojë me avokatin e zotërisë Bogdani dhe ne pranuam që t’u paguajmë atyre 25 mijë dollarët të cilët i korrespondojnë tokës prej 500 metra që janë poshtë objektit tempull dhe më pas do të vazhdojnë të gjithë procedurat ligjore ku ajo do të kalohet në favorin tonë pas kryerjes së pagesës.”

Zonja është e detyruar të paguajë gjithçka për të mbajtur këtë mision që sipas saj është i shenjtë dhe toka është e zotit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme