KLSH: Shteti pëson 9.4 miliardë lekë humbje, fajtore të gjitha ministritë (28 Mars 2001)
Kryekontrollori i shtetit Mustafa Kërçuku ka deklaruar më Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se buxheti i shtetit për vitin 2000 ka përsuar 9.4 miliardë humbje. Në 1.4 miliardë lekë llogariten shpërdorimet në dietat dhe shpërblime, ndërsa 8 miliardë lekë janë shpenzuar në mënyrë të pajustifikueshme. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit do të bëhet objekt debati në seancën e nesërme plenare. Më akuzime financiare janë përfshirë pothuajse të gjitha ministritë dhe institucionet shtetërore./tvklan.al