Policia e Tiranës arreston dy grabitësit – (31 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në orët e vona të ditës së djeshme, forcat e policisë kriminale, në bashkëpunim me forcat e policisë të komisariatit 4 dhe me në krye shefin e komisariatit Ben Dashi, bënë të mundu ndalimin e dy shtetasve. Dritan Xheta dhe Ardian Sula, u ndaluan pasi në datën 24 Mars, kanë ndaluar një furgon të linjës Tiranë-Baldushk.
Dy personat e maskuar dhe të armatosur, pasi kanë zbritur pasagjerët në to, kanë qëlluar në drejtim të tyre, ku dhe plagoset shtetasi Qazim Ramushi, banor i Baldushkut. Pas ndalimit të tyre në cilësinë e provës materiale, u bllokuan dy automatikë, me të cilët ata kanë kryer krimin, si dhe maskat e përdorura. Materialet për këtë vepër i kanë kaluar prokurorisë./tvklan.al