Krahas universiteteve publike, Shqipëria do të ketë dhe universitete private (28 Mars 2001)


Krahas universiteteve publike, Shqipëria do të ketë dhe universitete private (28 Mars 2001)

14:22 28/03/2001

Krahas universiteteve publike, qeveria lejon dhe ato private. Pas ekzistencës së arsimit 8-vjeçar dhe të mesëm privat në Shqipëri, prej disa muajsh është kërkuar çelja e universtetit jopublik. Një mundësi për arsimimin e të rinjve në vendin e tyre. Mundësinë për të hapur një universitet do t’a kenë personat që janë regjistruar në gjykatë dhe të kenë gati ambjentet e duhura. Ministria e Arsimit do të jetë mbikqyrësja e rregullores dhe standarteve që pronari ka përcaktuar për këtë aktivitet. Përsa i takon pagesës ajo vendoset nga vetë pronarët. Sokol Axhemi, zëvendësministër i Arsimit, sqaron kriteret.

Pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, do të krijohet një komision i posaçëm dhe ata që do të dëshirojnë të ndërmarrin një iniciativë të tillë, tashmë kanë kuadrin ligjor për t’a bërë një nismë të tillë. Do t’i paraqesim këtij komisioni statutin, rregulloren e funksionimit, kursin e studimeve, kurrikulën e lëndëve, listën e pedagogëve, të cilët do të japin mësim në këtë shkollë dhe një tjetër çeshtje e rëndësishme dhe kusht që ata të hapin këtë shkollë të lartë jopublike, është dhe garancia financiare me anë të të cilit ai që merr një nisëm të tillë do të mbulojë shpenzimet dhe kursin e plotë të studimeve. Hapja e universiteteve jopublike ju krijon mundësinë atyre që këto universitete që mund t’i ndjekin jashtë, t’i ndjekin dhe në Shqipëri.”/tvklan.al

Gazetare: Hola Zhiti






Të ngjashme